Alban Rraci fton qytetarët në hapjen e fushatës elektorale në Prishtinë

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Rraci, ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të partisë, që do të mbahet më 11 janar, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Rraci, i cili garon me numrin 38 në listën e kandidatëve të LDK-së, fton të gjithë qytetarët e komunës së Klinës, mbështetësit, dhe veprimtarët e partisë që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore.

“Nisja nga Komuna e Klinës do të bëhet në ora 15:00, nga zyret e LDK-së. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj feste të madhe! Është koha për t’i dhënë Kosovës drejtimin e duhur,” ka deklaruar Rraci, transmeton Klina.info.

Fushata e LDK-së, e drejtuar nga kryetari Lumir Abdixhiku dhe mbështetur nga emra të tjerë të njohur si Arben Limanaj (nr. 65), synon të sjellë ndryshim dhe stabilitet politik në vend. Hapja e fushatës do të jetë një rast për të forcuar frymën e bashkimit dhe angazhimit qytetar në procesin zgjedhor.

Me moton e përbashkët për ndryshim dhe zhvillim, LDK-ja fton qytetarët të japin mbështetje për një të ardhme më të mirë.