Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Alban Rraci, ka zhvilluar një takim të veçantë mbrëmë me banorët e fshatrave Gremnik dhe Jashanicë, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për platformën e tij politike.
“Në Gremnik dhe Jashanicë, mbrëmë zhvilluam një takim të veçantë me banorët e këtyre dy fshatrave, të cilët me entuziazmin dhe përkushtimin e tyre dëshmuan mbështetjen e palëkundur për LDK-në. Ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të prezantuar vizionin tonë politik,” deklaroi Rraci.
Ai ka falënderuar qytetarët për besimin dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë vendin.
Në kuadër të fushatës së tij, Rraci ka ftuar qytetarët të votojnë për LDK-në dhe ekipin e tij:
#LDK124 ✅
#LumirAbdixhiku1 ✅
#AlbanRraci38 ✅
#ArbenLimanaj65 ✅