Alban Rraci dhe Arben Limanaj mobilizojnë mbështetësit dhe veprimtarët e partisë për Fitoren e LDK-së më 9 Shkurt

Alban Rraci dhe Arben Limanaj kandidatë për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë zhvilluar një takim mobilizues me anëtarët, veprimtarët dhe mbështetësit e nëndegës së V-të në qytetin e Klinës.

Gjatë këtij tubimi, Rraci theksoi rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit për të arritur ndryshimin dhe fitoren në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, shkruan Klina.info.

Ai u shpreh: “Bashkë për ndryshim dhe fitore më 9 shkurt!” Duke përdorur sloganet “#Lumir2025”,
“#BehuNdryshimi” dhe “#RrugënEBejmëBashkë”, Rraci inkurajoi të pranishmit për një angazhim të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.

Alban Rraci është i biri i Ismet Rracit, ish-kryetarit të njohur të Klinës dhe një figurë e respektuar në politikën kosovare. Ai ka shpallur kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës, duke garuar me LDK-në dhe ka marrë numrin 38 në listën zgjedhore.