Alban Rraci: Deçani, Juniku dhe Lugu i Baranit dëshmojnë mbështetjen e fuqishme për LDK-në

Mbrëmë, qytetarët e Deçanit, Junikut dhe Lugut të Baranit shfaqën mbështetje të jashtëzakonshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë tubimeve të organizuara në këto zona.

Kandidati për deputet i LDK-së, Alban Rraci (nr. 38), u shpreh i emocionuar për entuziazmin dhe energjinë që kaploi këto takime, duke theksuar se përmasat e pjesëmarrjes tejkaluan çdo pritshmëri, duke bërë që edhe sallat e sportit të ishin të vogla për këtë mbështetje masive.

“Fitorja e madhe është në horizont – së bashku po ecim drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën,” deklaroi Rraci.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të forcojë pozitën e saj në këto zona, ndërsa lideri i partisë, Lumir Abdixhiku (nr. 1), dhe kandidatët për deputetë vazhdojnë takimet intensive me qytetarët, duke prezantuar vizionin dhe programin për qeverisjen e ardhshme.

Fushata zgjedhore e LDK-së po zhvillohet me fokus në përkushtimin për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe institucione të forta. Përkrahja e fuqishme në Deçan dhe Junik është një tregues i besimit të qytetarëve në këtë vizion për ndryshim pozitiv.

#LDK124 ✅
#LumirAbdixhiku1 ✅
#AlbanRraci38 ✅