Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka paralajmëruar qytetarët në Shqipëri për rrezikun e konsumimit të produktit “Wudy”.
Sipas AKU, pas testimeve laboratorike të kryera në Itali, është zbuluar se ky produkt përmban praninë e Listeria monocytogenes STI55, e cila përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.
AKU ka sqaruar se po merr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
AKU u ka kërkuar qytetarëve që përpos moskonsumimit duhet edhe t’i kthejnë këto produkte në subjektet ku janë blerë.