Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve të reja ku nga 2 mijë e 30 testime 763 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas njoftimit pozitiviteti i rasteve ka shkuar në 37.58%, derisa sot është shënuar edhe një viktimë si pasojë e koronavirusit.
Raste aktive me COVID-19 janë gjithsej 2 mijë e 184 derisa të shëruar në 24 orë janë 213 persona.
Në këtë periudhë janë vaksinuar ndërkaq 289 qytetarë.