Italia i mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet shkaku i koronavirusit
Qeveria italiane ka marrë vendim që t’i mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet në vend për dy javë si masë për parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.
Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raportoi se ky vendim u mor gjatë takimit të kryeministrit Giuseppe Conte, me kabinetin e ministrave.
Deri më tash, nga koronavirusi në Itali kanë vdekur 79 persona, duke e bërë atë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave pas Kinës dhe Iranit.
Autoritetet italiane më parë kishin marrë vendim për mbylljen e shkollave vetëm në rajonet veriore, ku kishte më shumë raste, shkruan “The Guardian”.