Para pak minutash në seancen e kuvendit komunal të mbajtur në Klinë, asambleisti Gjokë Lleshaj tregoi para të pranishmëve se drejtori i Urbanizmit Lorenc Merlaku e kishte kërcënuar. Sipas tij ai këtë po e bën përmes personave të tjerë. Dhe ky kërcnim sipas tij po vie nga disa kritika që kishte asambleisti Lleshaj ne drejtim të drejtorit të Urbanizmit Lorenc Marlekut per punet e dobeta ne projektet kapitale!
Si kundërpergjigjie drejtori i urbanizmit kërkoi fakte nga Gjokë Lleshaj me të cilat do të vërtetonte se ky e kishte kërcënuar, ndërsa pranoi faktin që babai i tij do të kishte mundur të bisedonte me të apo me të afërmit të tij pa dijeninë e tij.
.Klina info