Aktivitetet që do të mbahen për nder të Çlirimit të Klinës

Me rastin e 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Klinës, nën patronazhin e kryetarit Zenun Elezaj, do të mbahen një sërë aktivitetesh.
Më 17.06.2022 do të mbahet Gara shkollore në lëndën e matematikës, ku në orën 11:00 në Sallën e Kuvendit Komunal do të bëhet edhe ndarja e çmimeve.
Në orën 10:00 në Sheshin “Mujë Krasniqi”, po ashtu do të mbahet një ekspozitë kolektive e Artit Figurativ me artistë nga Klinë.
Në orën 13:00 në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, do të bëhet promovimi i librit “Muri i Kujtesës” me autor Vilson Culaj.
Ndërsa me 18.06.2022
Në orën 9:45 bëhet ngritja e flamurit dhe intonimi i himnit
Seancë Solemne në Sallën e Kuvendit Komunal në orën 10:00
Homazhë -10:30 tek Përmendorja e Mujë Krasniqit, ajo e Martirëve të Klinës, më pas te Busti i Ismet Racit, te Busti i Arben Halitetit dhe te Varrezat e Dëshmorëve te Kodra e Kuqe.
Në orën 10:00 në Objektin e Benitës, Turne në sportin e shahut nga Klubi i Shahut “Mehmet Kryeziu”
Loja finale e turnout institucional në futboll të vogël – Palestra “Adem Jashari” – 17:00
Do të kulmojë me një program artistik – para objektit të Komunës në orën 19:00
Ndërsa në Bashkëpunim me Shoqatën e Peshkimit “Ujëvarat e Mirushës”, është mbajtur edhe Turneu Tradicional i Peshkatararisë.