Pejë, 6 dhjetor 2021
Kontingjenti italian në Kosovë, i punësuar në misionin “Joint Enterprise” të NATO-s, në dekadën e parë të dhjetorit realizoi dy projekte të rëndësishme të bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në sektorin mjekësor, qeveritar dhe shkollor, në të mirë të popullatës së Kosovës.
Projektet u kryen nga celula CIMIC (Bashkëpunimi Ushtarak Civil) i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) e KFOR-it, ku Djajtë e Verdhë të Regjimentit 185 të Parashutistëve të Artilerisë, efektivë në Brigadën Folgore të Ushtrisë Italiane bënë donacione në komunën e Pejës dhe Hanit të Elezit.
Ne projektin e parë, Qendrës së Mjekësise Familjare të Komunës së Pejës i jane dhuruar PPE mjekësore (pajisje personale mbrojtëse) dhe xhel dezinfektues. Qëllimi i donacionit ishte rritja e mbrojtjes individuale të stafit mjekësor të përfshirë në luftimin e transmetimit të virusit COVID-19.
Në ceremoni morën pjesë z. Petrit Loci Drejtor për shëndetësi në Komunën e Pejës, Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare të Komunës Safet Zabeli dhe Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it, kolonel Andrea Bertazzo.
Gjatë ceremonisë, drejtori shprehu fjalë miradie për kontingjentin italian të KFOR-it, duke deklaruar se maskat PFP2, mbrojteset e fytyres, kompletet mjekësore dhe xheli dezinfektues janë materiale të çmuara për personelin mjekësor që duhet të veprojë çdo ditë në kontakt me të sëmurët me Covid-19.
Aktiviteti i dytë i bashkëpunimit civilo-ushtarak u zhvillua në komunën e Hanit te Elezit ku u bë dorëzimi i sistemit të paneleve diellore për furnizimin me energji elektrike të ndërtesës së komunës dhe donacioni i lojërave në natyrë dhe mjeteve didaktike për kopshtin komunal. Këto donacione synojnë ta bëjnë mjedisin më të shëndetshëm falë përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe nga ana tjetër të sigurojnë mësimdhënie më të mirë integruese mes fëmijëve të vegjël që frekuentojne kopshtin.
Me ketë rast, kryetari i komunës Mehmet Ballazhi falënderoi kolonelin Bertazzo për bashkëpunimin e rëndësishëm me kontingjentin italian.
Kontingjenti italian i misionit të KFOR-it, me përfundimin e projekteve të tij të bashkëpunimit civilo-ushtarak, do të vazhdojë të sigurojë përmbushjen e detyrës së misionit sipas diktateve të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe te mbrojtur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
#UnaForzaperilPaese