Amar Pushka ka qenë deri sot punëtor i ETC, qendrës tregtare në Pejë.
Por ai sot e ka lënë punën, siç thotë për shkak të presioneve nga menaxhmenti.
“Prej që jam deklaruar publikisht që nuk e votoj PDK – kam pas presion nga menaxhmenti, nga krejt personat kompetent në kompani”, ka thënë Pushka, i cili është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Presioni me ka detyruar ta lë punën”.
“Sepse para reagimit tim gjithçka ishte ne rregull” thotë ish-punëtori i Ramiz Kelmendit i cili në këto zgjedhje e mbështeti PDK-në e Kadri Veselit.
Pushka punën e kishte nisur më 2 korrik në ETC, ndërsa thotë se ka qenë i rregullt.
“Unë s’jam vonuar asnjëherë, nuk ka ndodh mos me kry punën që jam ngarku. Por pasi është publikuar lajmi vazhdimisht më kanë ngarkuar dyfish me punë dhe jam provokuar në froma të ndryshme”, ka thënë Pushka për I