Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Klinës për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit L.M., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, dhe A.G., udhëheqës i sektorit të ndërtimit, në dy raste të ndara kanë tejkaluar kompetencat duke lëshuar leje ndërtimore në kundërshtim me ligjin dhe planin rregullues urban, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Ndërsa i pandehuri N.G., inspektor ndërtimi, akuzohet se në tri raste të ndara ka mundësuar ndërtimin e objekteve në kundërshtim me lejet dhe kushtet ndërtimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.