Prokuroria Themelore Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.Sh., G.L., R.Zh., dhe G.Sh., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe kundër të pandehurit I.K., për veprën penale “Mashtrim”.
I pandehuri, D.Sh., akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar në Komunë të Pejës, me dashje ka tejkaluar kompetencat e veta, pa qenë i autorizuar, duke nënshkruar raportin mbi pranimin e mallit, me çka i ka shkaktuar dëm buxhetit komunal të Pejës në vlerë prej 9 mijë e 929 euro.
Të pandehurit, G.L., R.Zh., dhe G.Sh., si persona zyrtar në Komunë të Pejës, përkatësisht anëtarë të komisionit për pranimin e mallit, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit komunal në vlerën e shumës se lartcekur.
Kurse, i pandehuri, I.K., në cilësinë e pronarit të operatorit ekonomik, si fitues i tenderit për “Blerjen e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Brestovik të Pejës”, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, i ka shkaktuar dëme buxhetit komunal të Pejës në vlerë prej 9 mijë e 929 euro.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë