Operacioni policor për kapjen e grupit kriminal, që kreu grabitje në argjendarinë “Diakos” në Suhareke, javën e kaluar suharekasit u zhvillua në shtatë lokacione dhe rezultoi me një grabitës të vrarë, një polic të plagosur dhe katër të arrestuar – teksa një po kërkohet. I dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, vëllai i tij po kërkohet, ndërsa dy të dyshuarit që u arrestuan janë Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli,
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në mesin e të arrestuarve dyshohet se është edhe Trim Baraku, pronari i një argjendarie në Prishtinë.
I njëjti po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së armatosur.