Aksioni i Ganimete Musliut ndaj Albin Kurtit, ia ngjet dy flamuj në setër

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është kujdesur që t’ia dërgojë një brosh me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë, Albin Kurtit, mandatarit për kryeministër gjatë kohës sa ky i fundit ishte duke mbajtur fjalim para kuvendit, raporton Gazeta Express.

Kurti iu është përgjigjur me ‘Faleminderit deputete’, pas veprimit të Musliut.

Kujtojmë që edhe në seancën e 26 dhjetorit deputetët e PDK-së dhe AAK-së ia kishin dërguar LV-së flamurin kombëtar./Express