Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, ka realizuar një bastisje në në dy lokacione në Prishtinë.
Ky aksion po vazhdon edhe në agjencitë e udhëtimeve
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.
“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë do japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”, ka thënë Bytyqi-Sefa.
Nga ky aksioni është bastisur edhe ordinanca private “Vatan Med”.