Aksioni i antidrogës në 5 komuna, edhe në Klinë, u bastisen disa lokacione
Policia e Kosovës ka nisur në orët e hershme të mëngjesit një aksion të gjerë kundër krimit të organizuar në pesë komuna, në Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe në Mitrovicë. Me këtë rast janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 bimë të llojit kanabis, para të gatshme e disa telefona, ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Klina info merr vesh edhe në komunën e Klinës, ka pas bastisje e arrestime në disa lokacione.