Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar aksion kundër fajdes, që rezultoi me arrestimin e katër personave,
Në njoftim thuhet se bastisjet janë kryer në katër lokacione, sot në orët e mëngjesit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së.
Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore.
Lidhur me zhvillimet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdimësi.“