Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione të ndryshme në Prizren, Malishevë e Prishtinë.
Aksioni po zhvillohet nën dyshimin se persona të ndryshëm janë përfshirë në vepra penale fajdesë, detyrimit dhe skemave piramidale.
KALLXO.com mëson se në mesin e të dyshuarve është edhe një zyrtar policor.
I njëjti po dyshohet për fajde e detyrim.
Hetimi ndaj këtij rasti siç mëson KALLXO.com ka nisur javë më parë.
Nën masa të fshehta IPK ka arritur që të sigurojë prova të mjaftueshme se polici i dyshuar është përfshirë në vepra penale.
Tutje, siç mëson KALLXO.com, ai eshtë njëri nga të dyshuarit kryesor në këtë aksion.
Aksioni i cili filloi në orët e mbrëmjes është koordinuar nga Prokuroria e Prizrenit.
Më poshtë gjeni foto ekskluzive nga aksioni i gjerë: foto kallxo.com