Aksion antidrogë në Kaçanik, ndalohen 3 persona – sekuestrohen 5 kg marihuanë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, me datën 06.07.2022, ka zhvilluar operacionin e koduar “Mali”, ku, pas një hetimi disa mujor, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është bërë kontrolli i shtëpive, banesave dhe objekteve përcjellëse, në fshtarat Ivajë-Kaçanik, nën dyshimin se në të njëjtën shtëpi është duke u bërë kultivimi i bimëve narkotike të llojit”Canabis Sativa”.


Gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur njëzet e gjashtë (26) paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 5 kg e 227.6 gram si dhe gjatë këtij operacioni, janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni, janë sekeustruar:

Para të gatshme- njëqind e gjashtëdhjetë (160) euro,Telefona mobil,Një (1) armë pistolet e llojit Sigsauer,Një (1) veturë e titpit Golf 4, ngjyrë e zezëDrita (reflektorë),Foli alumini, styropor, ventilator të ndryshëm,Rezervuar uji, pompë uji,Gërshërë, thika,Qese najloni për paketim,Kamera të sigurisë, DVR, Laptop dhe kartela bankare,Vegla pune të ndryshme, termometra digjital, peshore digjitale .

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.