Aksidetohen traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen 5 persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Zllakuqan të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor.

Klina.info mëson se pesë persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë disa nga ta janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës e disa në QKMF në Klinë.

Policia dhe zjarrikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes./Klina info/