Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht të Liqeni i Badovcit, shkruan IndeksOnline.
Në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një video që ka siguruar IndeksOnline shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe ekipet e FSK-së.
Ende nuk raportohet për të lënduar.