Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik,
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe para pak minutash në dalje të Malishevës.
Në pamjet e publikuara shihet se shoferi i veturës ka devijuar nga rruga, për shkaqe akoma të panjohura.
Kalimtarët e rastit janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë, ku në mesin e tyre ka rastisur edhe një doktor. Mes vështirësive si pasojë e dëmeve të veturës, qytetarë kanë arritur ta nxjerrin shoferin nga vendi ku kishte ngecur, e më pas i është ofruar ndihma.
Deri më tani nuk dihet për lëndime.