Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë në Uashington DC, ku një avion dhe një helikopter u përplasën në ajër.
Përmes një postimi në X, e para e vendit shprehet se Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në shenjë solidariteti gjatë kësaj kohe tragjike.
“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Uashingtonit, D.C.”.
“Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyese”, ka shkruar Osmani në X.