Në aksidentin e rëndë që ndodhi këtë të premte në tunelin e Kalimashit ka ndërruar jetë Ediona Sala, banuese në Shkopet. Ajo ndodhej pasagjere në një nga automjetet që u përplasën.
Sipas informacioneve paraprake, në brendësi të tunelit u përplasën automjetet e drejtuara nga Gjin Malsi, banues në Shkopet dhe Mihrije Zeneli banuese në Kosovë.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona, veç dy shoferëve edhe Sandër Beka e Mariglen Gjoka, të cilët janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor. Dy ndodhen në spitalin e Kukësit dhe dy të tjerët janë nisur drejt Tiranës.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.