Sot një aksident trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete, sot rreth orës 14:30 në hyrje të qytetit të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Gazetën se si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda.
I lënduari fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, për t’u transferuar pastaj në Klinikën Emergjente në QKUK.
“Rreth orës 14:30 policia është njoftu prë një aksident në hyrje të qyttit të Pejës. Në aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçiklete. Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, e më pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, tha Gashi.
Gashi bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i trafikut, i cili po merret me hetimin e shkaktarit të këtij aksidenti