Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për për aksidentin që ka ndodhur në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, do të niset për në Kroaci për të shkuar tek vendi i ngjarjes.
“Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit”.
“Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka thënë Kurti.