Aksidenti në Klinë, të përfshira tri vetura ku u lënduan disa persona/ Detaje nga policia

Sot në ora 17:20 ka ndodhur një aksident trafiku mes tri makinave në Zajm të Klinës, tek Nora Market.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Fadil Gashi ka thënë se të involvuara kanë qenë tri vetura.

Sipas tij, tre persona janë të lënduar, dy janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor, një për shkak të lëndimeve është dërguar në emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve, për t’i kuptuar shkaqet se si ka ardhë deri tek aksidenti.

Klina.info ju ka informuar rreth rastit, ku dhe ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes./Klina.info/