Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën transite në Gjakovë, mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
“Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni. Dy persona janë lënduar lehtë, vozitësi dhe pasagjeri i veturës. Në vendngjarje janë zyrtarët policorë dhe hetuesit e aksidenteve në komunikacion”, konfirmoi Gjurkaj