Ka ndodhur një aksident në fshatin Dollc, të komunës së Klinës.
Lajmin për Indeksonline, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
Ai tha se sot rreth orës 17:04 në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Dollc, komuna e Klinës ka ndodhur një aksident me lëndime, me ç’rast drejtuesi i mjetit është vetaksidentuar.
Kështu, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.
Nderkaq, njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme./