Ka ndërruar jetë, sot në QKUK, personi i pestë i përfshirë në aksidentin tragjik të 26 korrikut në Bërnjak të Rahovecit.
Sinjali mëson se viktima është 32 vjeçar.
Tre persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes kur ndodhi aksidenti, personi i katërt ka ndërruar jetë në QKUK para pak ditësh. Ndërsa sot ka vdekur edhe një tjetër.
Sipas hetimeve të para të Prokuroisë së Gjakovës dyshohet se aksidenti në Bërnjak që la të vdekur katër persona ka ndodhur për shkak të tejkalimit të pasigurtë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë.
Gjatë këtij viti janë shkaktuar shumë aksidente që kanë përfunduar me fatalitet. Deri më tani numri i viktimave në komunikacion ka arritur rreth 60 persona.
Policia e Kosovës gjatë tërë kohës ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes në trafik