Aksidenti i autobusit kosovar në Kroaci: Dërgohen në spital mbi 40 pasagjerë, 13 në gjendje të rëndë

Drejtori i spitalit në kroaci, Josip Samardziç, tha se 45 persona ishin pranuar për tretman në spital që nga mëngjesi i sotëm, pasi një autobus me targa kosovare u aksidentua rëndë në autostradë afër “Slavonski Brod”, shkruan mediumi kroat index.hr.

Tutje, burimet e Gazetës Online “Reporteri.net” brenda ambasadës së Kosovës në Kroaci bëjnë të ditur se numri i personave që janë në gjendje të rëndë ka shkuar në 13.

 

Po ashtu, të paktën 10 persona raportohet të jenë vdekur si pasojë e këtij aksidenti.

Ende nuk dihen shkaqen që çuan deri në këtë aksident.