Aksident zingjiror në Gllaviçicë, përfshihen tri vetura

Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Klinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviçicë.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë tri vetura, ku njëra ka përfunduar jashtë rrugës.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.