Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Plavë të Malit të Zi i mori jetën tre shqiptarëve dhe një malazezi.
Mediat malazeze raportojnë se aksidenti i rëndë ku dy makinat u përplasën kokë më kokë ndodhi në fshatin Barane në afërsi të Plavës.
Në njërën prej mjeteve të aksidentuara udhëtonte çifti i shqiptarëve me mbiemër Haxhiaj.
Bashkëshorti që drejtonte mjetin humbi jetën në vend, bashkë me bashkëshorten e tij, ndërsa një tjetër grua shqiptare me mbiemrin Mekuli që udhëtonte në të njëjtin mjet me ta, u transportua në spital menjëherë pas përplasjes, por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.
Viktima e katërt e aksidentit ishte një shtetas malazez me mbiemrin Cirkovic.
Në aksident ka mbetur i plagosur edhe një pasagjer që udhëtonte me shtetasin malazez, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Top Channel