Aksident tragjik afër Komoranit, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Drenas.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.