Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë dy automjete.
Për pasojë, dyshohet se ka persona të lënduar, të cilët tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, teksa akoma nuk dihet shkaktari i aksidentit.