Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 14:00 në autostradën ‘’Arbër Xhaferi’’.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një në lëvizje dhe vetura tjetër në shiritin emergjent.
Si pasojë e aksidentit një person ka gjetur vdekjen ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
‘’Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë pershirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndersa kater persona kanë pësuar lëndime trupore të cilet janë transportuar ne QKUK-Prishtinë per tretman mjekësor’’, ka thënë Hoxha.
Po ashtu është bërë e ditur se ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.