Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda, në fshatin Zabel i Ulët, në aksin rrugor Komoran-Drenas.
Në aksident janë të përfshirë një kombi me pasagjerë dhe një automjet, shkruan Indeksonline.
Dyshohet se numri i të lënduarve është më shumë se pesë persona.
Njësitet policore dhe ambulance kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe po merren me rastin.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Për momentin ky aks rrugor është i mbyllur, derisa të kryhet procedurat e nevojshme.
Policia ikurajon qytetarët që të shmangin këtë rrugë, e të përdorin rrugë alternative, që të mos krijohen kolona të gjata.