Në fshatin Baicë të Istogut, ka ndodhur një aksident mes 2 veturash, me ç’rast kanë mbetur të lënduar 5 persona, të cilët sipas Policisë dhe ekipit mjekësorë, janë jashtë rrezikut për jetë, raporton IndeksOnline
Aksidenti, ndodhi pikërisht në hyrje të këtij fshati, i cili njihet për aksidente të shumta, si pasojë e shpjetësisë por edhe pakujdesisë së shoferëve.
Lajmin për aksidentin, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Policia është informuar rreth orës 12:20 për një aksident që ka ndodhur në fshatin Baicë të Istogut, ku bëhet fjalë për 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, sipas ekipit mjekësor këta persona janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Rugova
Duket se as këtë herë pengesat e vendosura në këtë rrugë nuk kanë vetdijësuar aspak drejtuesit.