Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Arllat-Malishevë.
Aksident ka qenë aq i rëndë sa që vetura e përfshirë është ndarë në dysh dhe në të kanë mbetur vetëm goma dhe pjesa metalike.
Shoferi i veturës së përfshirë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa ka disa të lënduar në furgonin me të cilin është përplasur vetura.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shoferi i veturës është nga fshati Llapushnik./Indeksonline/