Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Klinë-Gurrakoc të Istogut.
Vetura është rrotulluar duke përfunduar kështu jashtë rrugës.
Nuk dihet për të lënduar, por që në vendin e ngjarje tashmë kanë arritur edhe njësitë e policisë,
Duhet përkujtuar që sot ka pasur një numër të madh të aksidenteve, që në orët e para të mëngjesit. Vozitësit luten për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në komunikacion./Klinainfo/