Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc në magjistralen Pejë – Deçan, raporton Gazeta Sinjali.
Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, njëra prej tyre me targa të huaja.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar Xhevat Ibra, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës.
“Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 9:15 në magjistralen Deçan-Pejë, më saktësisht në fshatin Strellc. Në aksident kanë qenë të involvuara tri automjete, njëra prej tyre me targa të huaja. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, por nujk kanë marrë lëndime shumë të rënda”, ka thënë Ibra./