Një aksident trafiku ka ndodhur në mesnatë në Pejë, në rrugën që çon tek Spitali i Përgjithshëm Rajonal, saktësisht tek Pehlivan xhamia.
Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia dhe pakujdesia që kanë çuar tek humbja e kontrollit.
‘RADIO 1’ mëson për 3 persona të lënduar të cilët janë dërguar në Emergjencën spitalore, me lëndime jo serioze.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra e tipit Passat dhe tjera Pick-Up.