Aksident në Rixhevë të Klinës, nëntë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:10, në fshatin Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë pesë vetura. Si pasojë, nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore, mes tyre edhe dy fëmijë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klina.info zedhensi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.