Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në Rixhevë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 persona. Të njejtit janë dërguar në QKMF në Klinë, e më pas janë përcjellë për në Spitalin e Pejës. Klina info merr vesh se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Gjithashtu edhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.