Një aksident trafiku ka ndodhur midis dy veturave në Zakutë të Komunës së Podujevës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 9 persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritashme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti.