Një aksident ka ndodhur sonte në fshatin Llabjan të Pejës.
Teksa ishte duke udhëtuar në relacionin Prishtinë-Pejë, treni ka goditur një veturë.
Rastin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, toger Fadil Gashi.
Sipas Gashit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25 minuta, teksa si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.
“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një perosn ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze” ka thënë Gashi./