Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Së fundi një aksident ka ndodhur në Pejë në rrugën në rrugen “Zhujë Selmani” ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë,
Në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, tha Rugova.