Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes dy veturave në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, saktësisht tek vendi i quajtur “Ura e Madhe”.
Lëndimet e personave kanë qenë të lehta.
Ata kanë marrë trajtimin mjekësor në Qendren Emergjente në Ferizaj dhe janë liruar në shtëpi.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.