Aksident në Komoran, një veturë shihet e rrokullisur (VIDEO)

Një aksident trafiku është regjistruar mëngjesin e sotëm në Komoran.

Nga një video e dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, një veturë shihet e rrokullisur jashtë rrugës.

Ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky aksident, ndërkaq policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë, dhe është në pritje të një përgjigje më të detajuar.